Arrestohet pastruesja që “fshiu” edhe paratë në shtëpinë ku punonte

Një grua është arrestuar pasi që e njëjta dyshohet se gjersa ishte duke punuar si pastruese në shtëpinë e një gruaje, kishte vjedhur para.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 2 mars në Gjakovë, ndërsa e dyshuara u arrestua pas 4 ditësh.
“Në lidhje me rastin më 06.03.2023 është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi dyshohet se e njëjta gjersa ishte duke punuar si pastrues në shtëpinë e ankues femër kosovare, nga shtëpia i kishte vjedhur para”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button