Çiftit iu prishë vetura në Korroticë, hajnat ia vodhën çantën me “plot” para

Një vjedhje ka ndodhur të hënën në fshatin Korroticë të Drenasit.
Ankuesja kosovare ka raportuar se, derisa ishte me bashkëshortin duke lëvizur me veturë (Fushë Kosovë-Prizren) për shkak të një defekti në veturë janë ndalur dhe gjatë angazhimit për rregullimin e veturës, persona të panjohur kanë arritur që nga vetura t’i vjedhin çantën në të cilën kishte dokumentet personale dhe 580 euro para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia e Ksoovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./21Media

Back to top button