Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet për 12 mijë euro të falsifikuara

Në një lokal të lojërave të fatit vë në qarkullim një kartëmonedhë false

Një person është arresuar dje rreth orës 08:50 në Prishtinë për falsifikim të parave.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili dyshohet se në një lokal të lojërave të fatit në një aparat kishte futur në qarkullim një kartëmonedhë në vlerë 500€ e cila dyshohet të jete e falsifikuar”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 24 kartëmonedha në vlerë nga 500€ gjithsejtë 12 mijë euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, është dërguar në mbajtje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button