Arrestohet për dhunë ndaj gruas, Policia i gjen edhe armë pa leje
Policia e Kosovës Njësiti i Hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit dje kanë pranuar një ankesë për një rast dhunë në familje, në fshatin Shillovë komuna e Gjilanit.
Policia njofton se me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para kanë mësuar se viktima e rastit është bashkëshortja e të dyshuarit Z. A. Rasti, sipas Policisë, dyshohet të ketë ndodhur në kohën kur çifti ishin në shtëpinë e tyre në fshatin Shillovë dhe gruaja është sulmuar, rrahur dhe kanosur nga bashkëshorti i saj A.V.
Viktima është dërguar në Qendrën emergjente për tretman mjekësor dhe gjendja e saj shëndetësore sipas mjekut është stabile.
Me urdhër të Gjyqtari të procedurës paraprake për krime të rënda në Gjilan, mbrëmë duke filluar nga ora 19:45-20:05 është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.V.(1983) dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe në objektin përcjellës në garazhë janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi materiale për gjykatë:
1. Nëntëmbëdhjetë (19) copë fishekë të kalibrit 09mm.
2. Tre (03) cope fishekë te kalibrit 7.65 mm.
3. Një pistoletë te markës “CRVENA ZASTAVA ” ngjyre e zeze M70 , e kalibrit 7.65mm,prodhim Jugosllav dhe
4. Një karikator të zbrazët të pistoletës 7.65 mm
Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Armëmbajtje pa leje-Dhunë në familje dhe Kanosje me arme”.
Pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore./21Media