Sonte finalja e madhe, përballet Manchester City dhe Chelsea

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Sonte do të zhvillohet finalja e madhe e garës më prestigjose evropiane në nivel klubesh, Ligës së Kampionëve ku ballafaqohen dy skuadrat e mëdha angleze, Manchester City dhe Chelsea.

Në stadiumin “Dragao” të Portos në Portugali, do të jenë të pranishëm rreth 17.000 tifozë të cilët kampionin e ri të Evropës për edicionin 2020/21.

Pep Guardiola nuk do të mund të llogorisë në shërbimet e mesfushorit Ikay Gundogan, kurse Thomas Tuchel e ka skuadrën e kompletuar për këtë ballafaqim.

Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Manchester City: (4-3-3): Ederson; Walker, Stones, Dias, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Mahrez, Silva, Foden

Chelsea: (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Kante, Jorginho, Chilëell; Ziyech, Mount; Werner