Prezantuesja e lajmeve: Shkrimtari Shakespeare vdiq pasi e mori vaksinën antiCovid

 

Një kanal televiziv në Argjentinë bëri një gabim duke raportuar se William Shakespeare, “një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë angleze”, ka vdekur pesë muaj pasi mori vaksinën kundër koronavirusit.

Gafa ndodhi të enjten në mbrëmje pas, prezantuesja e lajmeve në “Canal 26”, e përziu dramaturgun e madh me William “Bill” Shakespearein, një 81-vjeçar, i cili i pari e kishte marrë vaksinën e “Pfizerit” kundër COVID-19.

William Shakespeare i famshëm vdiq në vitin 1616, ndërkaq personi me emrin e njëjtë, vdiq gjatë javës pas një sulmi në tru.

“Kemi marrë lajmin që na ka shokuar të gjithëve për shkak të madhështisë së këtij njeriu. Po flasim për William Shakespearein dhe vdekjen e tij. Do t’ju njoftojmë se si dhe përse ka ndodhur kjo”, ka thënë fillimisht ajo para stories. “Siç e dimë të gjithë, ai është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm në gjuhën angleze – për mua më i madhi. Ky është ai. Ai është burri i parë që mori vaksinën kundër koronavirusit. Ka vdekur në Angli në moshën 81-vjeçare”.

Pavarësisht lajmit tragjik, gafa u bë shpejt virale në rrjetet sociale./21Media

Back to top button