Arrestohet për kanosje dhe vjedhje të pyjeve

Policia ka  arrestuar dy persona

Një person është arrestuar në Pejë, pasi që i njëjti nuk i ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor duke refuzuar prezantimin e dokumenteve të automjetit dhe druve.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ai është i dyshuar për prerjen ilegale të pyjeve dhe kërcënim ndaj personit zyrtar.

Një person tjetër është arrestuar në Kamenicë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor në kryerje të detyrës. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Back to top button