Përkujtohet dëshmori Ferid Curri

Me rastin e përvjetorit të dëshmorit kryetari Gashi, edhe një herë bëri thirrje për bashkëpunim në shtetndërtim

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, drejtorët e drejtorive komunale dhe qytetarët e shumtë, bënë homazhe para lapitarit të dëshmorit Ferid Curri, në fshatin Mazgit.

Me rastin e përvjetorit të dëshmorit kryetari Gashi, edhe një herë bëri thirrje për bashkëpunim në shtetndërtim, në mënyrë që amaneti i dëshmorëve të realizohet dhe jeta e vepra e tyre të nderohet përjetë.

“Këtë përvjetor e nderuan fëmijët -ardhmëria e shtetit tonë, me poezitë e tyre emocionuese që na bënë të gjithëve të rikujtojmë sakrificën e popullit tonë dhe të ndihemi krenar:, ka shkruar ai në facebook.

Back to top button