LSDM: Ivanov nuk mund ta pengojë vullnetin e qytetarëve

Qytetarët e Maqedonisë kanë përfaqësuesit e tyre legjitim në Parlament

Gjorge Ivanov nuk ka të drejtë të sillet në mënyrë tirane ndaj popullit të vet, vetëm që t’ia plotësojë dëshirën një njeriu dhe familjes së tij për t’i realizuar platformat e tyre kriminale. Me këtë Ivanov është bashkëpjesëmarrës në të keqen që u shkaktohet qytetarëve, shkruhet në reagimin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, shkruan tv21.tv

Në kumtesë, LSDM thekson se qytetarët e Maqedonisë kanë përfaqësuesit e tyre legjitim në Parlament dhe se kjo është shumicë parlamentare stabile e cila është pushtet në shtet.

“Shumica parlamentare ka për obligim dhe do t’i mbrojë interesat qytetare dhe shtetërore, me atë që do ta formojë Qeverinë e re reformuese të Maqedonisë unitare, në pajtim me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet. Gruevski dhe VMRO-DPMNE janë opozitë. Ivanov nuk do t’i pengojë proceset demokratike. Shumica parlamentare është pushteti, Ivanov nuk do ta pengojë vullnetin e qytetarëve duke mbrojtur kriminelë”, thekson LSDM në reagim./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button