Një i arrestuar për shfrytëzim seksual

Në kryeqytet është arrestuar një person si i dyshuar për shfrytëzim seksual

Policia njofton se dje rreth orës 13:00 në Prishtinë është arrestuar  një i dyshuar mashkull K-Shqiptar, pasiqë dyshohet se ka mbajtur për dy netë të strehuar në një lokacion të dyshuar viktimën femër K-Shqiptare,  me qëllim të shfrytëzimit seksual.

”Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 1.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 1.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia./21Media

Back to top button