Nis takimi Rama-Basha

Nuk ka një axhendë paraprake për pikat se ku do të fokusohet takimi

Takimi në Presidencë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha nisi sot rreth orës 10:10.

I inicuar nga Presidenti Bujar Nishani, një ditë më parë, takimi synon tí japë një zgjidhje krizës politike në vend.

I pari në selinë e Presidencës mbërriti kryeministri Rama, i shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi. Pak minuta pas tij erdhi dhe kreu i opozitës, Basha, që shoqërohej nga kryetari i grupit demokrat, Edi Paloka.

Nuk ka një axhendë paraprake për pikat se ku do të fokusohet takimi, por mediat raportojnë se baza mbetet platforma e propozuar një javë më parë nga eurodeputetët McAllister dhe Fleckenstein.

Takimi mes drejtuesve të dy kampeve politike në vend vjen një ditë pas ndërhyrjes së zyrtarëve të Bashkimit Europian dhe të Partive Popullore Europiane(PPE) që i kërkuan opozitës të ulent në tryezën e dialogut dhe të ndihmojë në një zgjidhje, që do e çojë Partinë Demokratike të hyjë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Back to top button