Arrestohet për vjedhje një 39 vjeçar nga Peja

Një 39 vjeçar nga Peja, me inicialet G.D është arrestuar sonte, sepse dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka informuar se ky rast ishte raportuar muaj më parë në Mitrovicën e Jugut.
”Hetuesit policorë në bashkëpunim me hetuesit të rajonit të Pejës, në orët e pasdites së sotme në Pejë, kanë arrestuar të dyshuarin G. D., 39 vjeçar, banues në Pejë, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se me datën 26 qershor 2021, në rrugën Evlia Qelebia në Mitrovicë, ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë, ku me forcë ka thyer dritaren e një automjeti nga ku kishte vjedhur një çantë krahu me një shumë të parave në vlerë 6500 euro dhe një telefon IPHON (6)”, ka bërë të ditur Zahiti.
Pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policorë për 48 orë./21Media

Back to top button