Arrestohet për vjedhje të kabllos elektrike të Termocentralit “Kosova A”

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për vjedhje të kabllos elektrike të Termocentralit “Kosova A”.
Rasti sipas Policisë, ka ndodhur të dielën rreth orës 00:05 në Obiliq.
Pas marrjes së informatës për vjedhje, njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari. Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një sasi e kabllos elektrike prej bakri – rreth 200 kg.
Vetura së bashku me kabllon janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar, ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button