Arrestohet personazhi i TikTokut nën dyshimin për video me abuzim seksual

Një nga personazhet e njohura shqiptare të TikTok-ut është arrestuar gjatë ditës së sotme nën dyshimin për abuzim seksual.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Pejës.

“Pasi që kemi vërejtur në rrjetet sociale qarkullimin e një video-incizimit të abuzimit seksual, Stacioni Policor – Klinë menjëherë ka ndërmarrë masat e nevojshme dhe sot në orët e mëngjesit, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar. I njëjti pas intervistimit nga hetuesit me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, tha Policia e Pejës.

Video për të cilën është arrestuar ky person, është fshirë edhe nga TikToku. Videoja është publikuar të hënën.

Back to top button