Është në listën e zezë të SHBA-së, por Vulin propozohet për zëvendëskryeministër të Serbisë

Aleksandar Vulin është propozuar për zëvendëskryeministër në Serbi. Vulin aktualisht është pjesë e listës së zezë të SHBA-së.

B92 raporton se Mandatari për kryeministër të Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka propozuar përbërjen e qeverisë së re të martën.

Vitin e kaluar Vulin është future në listën e zezë nga Thesari i SHBA-së, për përfshirje në afera korruptive për të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Vulin ka ushtruar postin e kryetartit të BIA-s serbe , derisa nga ky post ishte larguar pa sanksionimit nga SHBA-ja.

Back to top button