​Arrestohet personi i kërkuar për dënim me burg në Ferizaj

Sot rreth orës 15:10 hetuesit e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet M.I. (40).

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale shpërdorimi me dënim burgimi prej 25 ditëve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia rajonale e Ferizajt fton qytetarët qe sa herë kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë stacionin e policisë më të afërt apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Back to top button