Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbesin pa ujë dy lagje të Prishtinës

Dy lagjet e Prishtinës “Mati 1” dhe “Taslixhja 1 dhe 2, kanë mbetur pa ujë të pijshëm të shtunën.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Prishtina”, ka bërë të ditur  se për shkak të një problemi në gypin e çelikut që vjen nga Badoci nuk ka ujë për dy lagjet në kryeqytet.

“Deri në sanimin e defektit nga ekipet teknike të KRU ‘Prishtina’, këto zona mbeten pa ujë”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button