Goditet një person qëllimisht me veturë

Arrestohet i dyshuri

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se me veturë qëllimisht ka goditur një burrë.

Rasti ka ndodhur dje në orën 15:20, në fshatin Qifllak të Gjakovës.

Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjakovës.

Ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button