Arrestohet personi që tentoi të lidhë kontratë rreth 800 mijë euro me dokument të falsifikuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “Mashtrimi dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
“Hetues të Policisë së Kosovës nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, sot me datë 10.11.2021 pas shumë veprimeve hetimore-operative dhe në bashkëpunim me autoritetet kompetente kanë arrit të sigurojnë informata në lidhje me aktivitetin kriminal, ku dyshohet se personi i dyshuar me iniciale (Sh.B.) ka falsifikuar dokumentin (Aktin Noterial “Autorizimin” për shitblerje të pronës në vlerë rreth 800,000.00 € (tetëqind mijë euro), kinse i njëjti dokument është Noterizuar nga një Noteri në Prizren dhe me Autorizim të falsifikuar ka tentuar të lidh kontratë te një Noteri tjetër në Prishtinë, për shitblerjen e pronës në vlerë rreth 800,000.00 euro me blerësin (viktimën) me iniciale (A.H). Pas verifikim dhe kontaktit me kompetentët është konstatuar që bëhet fjalë për një Autorizim të falsifikuar, me ç ‘rast janë vënë në dijeni autoritetet për veprimet e dyshuara si të kundërligjshme. Hetuesit policor për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në rajonin e Prishtinës, pas ndërmarrjes së veprime të nevojshme profesionale hetimore kanë siguruar dëshmi relevante nga kompetentët, duke konfirmuar se prona e cila ka qenë objekt i shit-blerjes (është në pronësi të dikujt tjetër dhe jo të personit që ceket në Autorizimin e falsifikuar) dhe me këtë dëshmohet dyshimi i kryerjes së veprës penale”, thuhet
Në konsultim me prokurorin kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i dyshuari sot është shoqëruar në Polici dhe dërguar në mbajtje 48 orë./21Media

Back to top button