Shtetasi i huaj gjendet i vdekur afër terminalit kufitar

Një shtetas i huaj është gjetur i vdekur dje afër terminalit kufitar.
Në stacionin policor të Gjevgjelisë, dje është raportuar se në orën 08:15, në parkingun e terminalit afër VK “Bogorodicë”, në automjetin e udhëtarëve “Hundai” me targa greke, është gjetur i vdekur shtetasi grek S.S. (59).
Mjeku i Emergjencave të Gjevgjelisë e ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë kryer inspektim ekipet e SPB Gjevgjeli.
Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, shkruan TV21./21Media

Back to top button