Arrestohet postieri i cili largoi zarfin me fotografi të ndjeshme nga zyra e Postës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një postier, nën dyshimin se ai ka larguar nga zyra e Postës një zarf, brenda të cilit dyshohet se ishin disa fotografi të ndjeshme.

Sipas njoftimit të Policisë, Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, të martën, pas disa veprimeve operativo-taktike dhe hetimore, përmes hetueseve kompetent policorë ka arritur të sigurojnë informata dhe prova për zyrtarin e postës, i cili thuhet se gjatë orarit të punës, dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme kishte larguar një zarf nga zyra e Postës.

Në njoftim thuhet se mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari me inicialet M.R., dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë (Departamenti i Krimeve të Rënda), sot me datë 21.03.2023, pas disa veprimeve operativo/taktike dhe hetimore, përmes hetueseve kompetent policor kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova për zyrtarin e postës (postierin) i cili gjatë orarit të punës, dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme kishte larguar një zarf nga zyra e postës. Bazuar në informatat e pranuara dyshohet se në zarf kanë qenë disa fotografi të ndjeshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej në njoftim thuhet se mbi bazën e dyshimeve Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka arritur të identifikoj të dyshuarin dhe në konsultim me Kryeprokurorin e PTH në Prishtinë, i dyshuari është shoqëruar në polici për intervistë në cilësinë e të dyshuarit, përderisa në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe një person tjetër.

“Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari mashkull/kosovar me inicialët (M.R,) dyshohet se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së. Në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Kujdestar nga PTH në Prishtinë, është lëshuar Vendim mbi ndalimin e të dyshuarit dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme”, njofton policia.

Back to top button