Arrestohet prishtinasi që kultivonte drogë në shtëpi
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 72 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis në një shtëpi. Lidhur me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:30, në Prishtinë.
“Duke vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, njësitë policore kanë kryer kontrollin e një shtëpie, me dyshimin e bazuar se në atë shtëpi janë duke u kultivuar bimë narkotike”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media