Kurti e Lajçaku takohen pasdite

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak sot do të qëndrojë  në Prishtinë.
Lajçaku me Kurtin do të takohet në orën 18:00. Kështu bëri të ditur për portalin rtv21.tv  Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Takimi i fundit mes Kryeminstrit Albin Kurti dhe Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ishte më 22 nëntor në Vjenë./21Media 

Back to top button