Arrestohet prishtinasi që tentoi ta sulmojë policin që po e kontrollonte
Është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti ka tentuar ta sulmojë fizikisht zyrtarin policor, i cili ishte duke e kontrolluar në trup.
Rasti ka ndodhur dje në rrugë “Xheladin Gurbaliu” në Prishtinë.
Në raportin e 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./21Media