​Nafta lirohet për 2 centë

Çmimi i naftës do të jetë më i ulët për dy cent gjatë 24 orëve të ardhshme. Kështu ka vendosur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cila njoftoi për çmimet e karburanteve.
Ministria njofton se deri të shtunën në orën 10:00, çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është: 1.84 euro centë për litër, ndërsa çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është: 1.75 centë euro për litër.
Po ashtu, çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz është 0.78 centë për litër.
Ky vendim, sipas MINT është marrë bazuar në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve dhe masat mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht departamenti për rregullimin e tregut të naftës.

Back to top button