Vdiq njëri nga të lënduarit në aksidentin në Gjakovë ku u përfshi autoambulanca

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në rrugën “Pashko Vasa” në Gjakovë.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se deri te aksidenti ka ardhur pasi një veturë ka shkaktuar aksident me një autoambulancë, e cila ka qenë duke i transportuar disa persona të lënduar nga një vetaksident.
Si pasojë e aksidentit pesë persona të gjithë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë.

I dyshuari që ka shkaktuar aksidentin me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button