Arrestohet pronari i firmës së montimit të skeleve në Gjilan

 Një grua dhe një fëmijë dje kanë mbetur të lënduar në Gjilan pasi janë rrëzuar disa skele nga një objekt që po ndërtohej në qender të Gjilanit.
Kurse, sot policia e Kosovës njofton se në lidhje me rastin ka arrestuar pronarin e firmës se montimit të skelave.

Raportohet se viktima femër  kosovare ka pësuar lëndime trupore nga rrëshqitja e shtyllave (skeleve) qe ishin te vendosura kohe me parë para një lokali. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa ne vendin e ngjarjes kane dalë inspektoret komuna. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar pronar i firmës se montimit të skelave është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar ne mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës./21Media 

Back to top button