Atletet e Jordanit shiten për një çmim rekord

Një palë atlete të veshura nga Michael Jordan janë shitur për një rekord 1.47 milion dollarë në ankand.
Ylli i basketbollit veshi atlete bardhekuq gjatë ndeshjes së tij të pestë në NBA në sezonin e tij fillestar me Chicago Bulls më 1 nëntor të vitit 1984, transmeton rtv21.tv.
Këpucët iu shitën koleksionistit të kartave Nick Fiorella të dielën dhe vendosën një rekord të ri botëror për çmimin më të lartë të arritur për një palë atlete në ankand, sipas shtëpisë së ankandit Sotheby. Këpucët u bënë gjithashtu palët e para të atleteve që u shitën për më shumë se 1 milion dollarë në ankand.
Mostrat e Nike Air Yeezy të Kanye West u shitën për 1.8 milionë dollarë në një shitje private në prill, duke i bërë ato atletet më të shtrenjta në botë./21Media

Back to top button