Rama: Mjekë e infermierë po na i merr Gjermania, të marrim diçka në këmbim

Kryeministri i Shqipërisë ka pranuar se të rinjtë shqiptarë po zgjedhin dita ditës të largohen nga vendi.
Ai këto deklarata i ka bërë në Kongresin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë.
“Në anën tjetër shohim që ata që i paguajmë të bëhen mjekë e infermier merren nga Gjermania menjëherë nuk më duket e drejtë dhe solidaritet evropian që nga njëra anë të shoh universitetet dhe të rinjtë tanë të lihen jashtë sistemit duke u larguar nga vendi se duan të bëhen pjesë e këtij sistemi dhe nga ana tjetër të shohim krahun tjetër të kualifikuar që merret nga vendet e pasura. Duhet të ketë një lloj solidariteti që vendet tona të marrin diçka në këmbim.”, ka deklaruar Rama./21Media

Back to top button