Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut, i dyshuar për 13 vjedhje në Viti

Është arrestuar sot një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet për 13 vjedhje në disa fshatra të Komunës së Vitisë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor në Viti sot me datën 07/07/2022 ka shoqëruar ne Stacionin Policor personin e kërkuar me inicialet E.M. (1979) shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut”, bëhet e ditur në njoftim.
I dyshuari është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë pasi ishte i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, dega në Viti si i dyshuar për trembëdhjetë vepra penale “Vjedhje të rënda”, “Vjedhje” dhe “Vjedhje në tentative” në disa fshatra të Komunës së Vitisë.
Pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore dhe kompletimit të dokumentacionit i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button