Arrestohet djali, thuhet se e ngacmoi babain

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ngacmoi babain e tij.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 24 dhjetor në Prizren.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ngacmuar babain e tij, viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button