Arrihet marrëveshja, Felix lojtar i Chelseat

Chelsea është gati që të nënshkruajë me João Félix-in në formë huazim dhe marrëveshja verbale ndërmjet tyre dhe Atletico Madridit raportohet se tashmë është arritur.
Sipas kësaj marrëveshje, Chelsea do të paguajë 11 milion euro deri në qershor 2023 si dhe mbulimin në 100 përqind të pagës së lojtarit.
Para se të largohet, João do të zgjasë kontratën me Atletico Madridin deri në vitin 2027 për të mbrojtur klubin në aspektin financiar, raporton gazetari Fabrizio Romano.
João Félix do të fluturojë në Londër në orët e ardhshme për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.

Back to top button