Katër të lënduar në një aksident në Vushtrri

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mes dy veturave sot rreth orës 12:30 në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiri.
“Aksident trafiku me lëndime Rreth orës 12:30 është raportuar se në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri, segmenti rrugor në fshatin Pantinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime.”, tha ai./21Media

Back to top button