Arrihet marrëveshje mes Baldwin dhe familjes së kineastes së vrarë në xhirimet e “Rust”

Familja e Halyna Hutchins, kineastes që u qëllua aksidentalisht në xhirimet e filmit “Rust”, kanë arritur një marrëveshje me aktorin Alec Baldwin.
Anëtarët e familjes së kineastes e quajtën incidentin “aksident të tmerrshëm”.
“Ne kemi arritur një marrëveshje me miratimin e gjykatës për rastin, përfshirë Alec Baldwin. Si pjesë e kësaj, çështja pushohet. Xhirimet e “Rust” do të rifillojnë me të gjithë aktorët origjinalë në janar 2023”, thuhet në njoftim.
Kjo marrëveshje pritet t’i japë fund tragjedisë së pazakontë që tronditi industrinë e filmit dhe ngriti pikëpyetje lidhur me sigurinë e kushteve të punës në xhirimet e filmave.
Ndërkaq, rrethanat që çuan në këtë incident ende nuk janë zbardhur në tërësi./21Media 

Back to top button