Ngjarjet e datës 7 tetor

09:00
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese bë shqyrtimin e nominimeve të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)
09:30
Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-i zviceran në Kosovë lansojn thirrjen “Projektet Investuese të Diasporës” në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI”. (Ndërtesën Qeverisë, salla P38)
10:00
Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite interpelanca e ministrit Hekuran Murati për mosekzekutimin e pagave. (Kuvendi i Kosovës)
10:00
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi mban konferencë për media lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. (Holli i Kuvendit të Kosovë)
10:00
Sekretari Gjeneral i FIBA Andreas Zagklis takohet me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. (Komuna e Prishtinës)
10:00
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) publikojnë përmbledhjen “Dispozitat për koston e lejes së lehonisë, atësisë dhe lejes prindërore në Ligjin e Punës”. (Hotel “Sirus”, Prishtinë)
11:00
Sekretari Gjeneral i FIBA, Andreas Zagklis takohet me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku. Pas takimit mbahet konferencë për medie. (MKRS)
11:00
Në Shkollën e Mesme Ekonomike “Ymer Prizreni” në Prizren, shpërndahen pako për fëmijë me aftësi të kufizuara donacion nga Turqia. (Shkolla “Ymer Prizreni”, Prizren)
13:00
Mbahet tryezë e rrumbullakët me temë “Roli i mediave në promovimin e agrobizneseve të grave në sektorin e përpunimit dhe frutave dhe perimeve”. (Restorant “Frame”, Prishtinë)
16:00
Promovohet libri dhe mbahet koncert me ilahi nga libri “Zëra të lashtë nga bijtë e paraardhësve –
ilahistë e Kosovës”. (Kino “Lumbardhi”, Prizren).

Back to top button