AAK-ja prezanton rezolutën që do ta propozojnë në Kuvend

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të propozojë sot në Kuvendin e Kosovës një rezolutë, përmes së cilës kërkojnë ndaljen e presionit dhe cenimit të të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimin e pagave, nisjen e dialogut me partnerët social në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat.
Rezolutën e prezantoi shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Ai tha se krizat dhe jostabiliteti nuk i duhet askujt.
“Sot, të dalin pagat dhe të vazhdojë normaliteti në vend”, tha Tahiri./21Media

 
 

Back to top button