Arrijnë në Kosovë frigoriferët për ruajten e vaksinave anti-COVID
16 Janar 2021
Në Kosovë kanë ardhur frigoriferët për ruajtjen e vaksinave anti-COVID.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se përmes këtyre frigoriferëve bëhet ftohja dhe mirëmbajtja e vaksinave.
“Sot arritën frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti Covid, të siguruar nga Ministria e Shëndetësisë që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në – 86 gradë. Jemi gati për pranimin e vaksinës, siç kërkojnë kushtet e ruajtjes, të cilat e kërkojnë frigoriferin deri në minus 70 gradë” , ka shkruar Zemaj.
Ai gjithashtu ka njoftuar se kanë përgatitur strategjinë për vaksinim dhe distribuimin e saj.
“Në MSh dhe IKShKP janë marrë të gjitha masat dhe jemi përgatitur për vaksinim. Vaksina po vjen”, ka shkruar Zemaj në Facebook./21Media
Qytetarë të vendit tim, profesionistë shëndetësorë, partnerë ndërkombëtarë, bashkëpunëtorë në luftimin e pandemisë…
Posted by Armend Zemaj on Friday, January 15, 2021