Arrin një aeroplan nga Izraeli në Podgoricë, në të pati edhe shqiptarë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se 101 qytetarë nga Izraeli kanë arritur të sigurtë në Podgoricë.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, ai ka bërë të ditur se na avion janë pranuar edhe shtetas të Sllovenisë, Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, ShBA-së, Kroacisë dhe Suedisë.

“Qytetarët tanë, 101 prej tyre, arritën të sigurt në Podgoricë. Ne hapëm dyert e vendit tonë edhe për pasagjerët e tjerë që ishin në vështirësi, kështu që me urdhër të MVP-së u pranuan në avion shtetasit e Sllovenisë, Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, ShBA-së, Kroacisë dhe Suedisë”, ka shkruar ai.

Back to top button