Arritën në Shqipëri 20 mijë vaksina AstraZeneca

 
Kanë arritur sot në Shqipëti 20 mijë doza të vaksinave, dhuratë nga Greqia.
Vaksinat janë pritur në aeroport nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini dhe ambasadorja e Greqisë, Sofia Philippidou.
Në një postim ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se do të vijohet pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari
“20,000 doza të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, falë ndihmës së Greqisë për Shqipërinë. Mirënjohje qeverisë së Republikës së Greqisë për mbështetjen. Solidariteti na bën më të fortë Do të vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, ka shkruar Manastirliu.

Back to top button