Arriti dërgesa e parë e vaksinave nga Serbia në Maqedoninë e Veriut

 

Në vendkalimin kufitar Tabanovc sot arriti dërgesa e parë e vaksinës Fajzer donacion nga Serbia.

4800 nga 8000 vaksinat e planifikuara kundër Covid-19 iu dorëzuan kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Kujtojmë që vaksinat e kompanisë Fajzer si donacion nga Republika e Serbisë duhej të mbërrinin ditën e enjte. Por për shkak të problemeve teknike u anuluan.

Gjithashtu kryeministri Zaev parlajmëroi se së shpejti do të arrijnë 200 mijë vaksina nga Kina./TV21

Back to top button