KQZ: Deri në ora 11:00 kanë votuar 8.30 % e votuesve

 

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve  ka njoftuar se deri në ora 11:00 kanë votuar 8.3o për qind e votuesve.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka kathënë se  në zgjedhjet e kaluara deri në të njëjtën kohë kishin votuar 9.64 përqind, apo 174 mijë votues.

“Duke u mbështetur në të dhënat nga qendrat e votimit, deri në orën 11:00 kanë votuar 8.30 për qind e votuesve, apo 145 mijë e 650 votues. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2019 kishin votuar 9.64 për qind, apo 174 mijë e 669 votues”, ka thënë ajo.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.794.862 qytetarë, të cilët do të mund të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës./21Media

Back to top button