Arsenal i ofron Benzemas pagë masive

Sulmuesit francez po i zihet vendi me kalimin e kohës në sulmin e Real Madridit

Alvaro Morata është një talent në ngritje, dhe Karim Benzema po e sheh jetën larg nga Madridi. Këtë po e kërkon edhe klubi londinez Arsenal, të cilët janë në gjëndje që të paguajnë pagë 300 mijë funte në javë, sipas Don Balon.

Marrëveshja do ta bënte francezin futbollistin më të paguar në Premier Ligë  nëse do ta pranonte kalimin në Angli, duke dyfishuar pagën e tij momentale, shkruan rtv21.tv.

Benzema është i lodhur nga kritikat që po merr në Real Madrid, dhe në anën tjetër shihet si zëvendësim ideal për Alexis Sanchez nëse ky i fundit largohet nga Emirates./21Media

Back to top button