Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi pritet të vazhdojë

Kjo gjendje filloi pas tentim grusht shtetit

Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi pritet të zgjerohet sot në Parlamentin turk, dy ditë pas një vote mazhoritare në referendumin për rritjen e kompetencave të presidentit.

Ky hap u miratua dje nga kabineti i ministrave dhe pritet të votohet gjerësisht në Parlament, ku partia islamike-konservatore e Recep Tayyip Erdogan, Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka një mazhorancë absolute.

“Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme do të rrezikojë edhe më shumë të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës të cilat janë të dëmtuara rëndë në Turqi”, deklaroi “Human Rights Watch” (HRW).

Gjendja e jashtëzakonshme fillimisht hyri në fuqi më korrik pas dështimit të grushtit të shtetit dhe është zgjatur çdo tre muaj./21Media

Back to top button