Arsenali do të luajë me Manchester United në New York

Arsenali e ka konfirmuar se si pjesë e përgatitjeve para-sezonale për edicionin 2023/24 do të përballet me Manchester United këtë verë në New York.

Arsenali do të përballet me Manchester United në një miqësore në stadiumin “MetLife”, të shtunën e 22 korrikut.

Po ashtu, kjo do të jetë hera e parë që dy gjigantët anglezë do të zhvillojnë një ndeshje kundër njëri-tjetrit në Amerikë.

Kjo përballje do të jetë ndeshja e dytë miqësore e Arsenalit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Para se të udhëtojnë drejt New Yorkut, “Topçinjtë” do të jenë në Washington DC, ku do të luajnë lundër yjeve të Ligës Amerikane MLS në stadiumin “Audi Field” më 19 korrik.

Back to top button