​Arsenali e shkatërron Burnleyn, Wolverhampton mposht Tottenhamin

Kanë përfunduar ndeshjet që ishin duke u zhvilluar aktualisht në Premier Ligë, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas më shumë se 100’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Turf Moor”, Arsenali e ka mposhtur Burnleyn me rezultat të thellë 5:0.

Golat për “Topçinjtë” i shënuan Odegaard (minuta e 4’), Saka (minuta e 41’ dhe 47’), Trossard (minuta e 66’) dhe Kai Havertz (minuta e 78’).

Ndërkaq, skuadra e Tottenhamit ka pësuar humbje sot si vendase, pasi u mposht nga Wolverhamptoni me rezultat 2:1.

Fitore sot regjistruan edhe Aston Villa e Nottinghami. Aston Villa e mposhti 2:1 Fulhamin, kurse Nottinghami fitoi 2:0 kundër West Hamit.

Rezultatet finale të ndeshjeve që kanë përfunduar në Premier Ligë i gjeni më poshtë.

Brentford 1:4 Liverpool

Burnley 0:5 Arsenal

Fulham 1:2 Aston Villa

Newcastle United 2:2 Bournemouth

Nottingham Forest 2:0 West Ham

Tottenham 1:2 Wolverhampton

Back to top button