Arsenali fiton derbin londinez, mposht Chelsean dy herë brenda këtij sezoni

 

“Topçinjtë” kanë shënuar fitore minimale, por tejet të rëndësishme kundër “Bluve” të Thomas Tuchel.

Ka përfunduar derbi londinez mes Chelseat e Arsenalit, ku në kuadër të xhiros së 36 në Premier Ligën angleze, “Topçinjtë” kanë arkëtuar tre pikët e plota në “Stamford Bridge”.

Rezultatin arriti ta zhbllokoj Emile Smith-Rowe përmes një asistimi të Aubameyang në minutën e 16’, ku edhe doli të ishte goli i fundit në këtë ndeshje.

Ndeshja ka përfunduar 1:0 në favor të Arsenalit, ku me tre pikët e reja “Topçinjtë” mbajnë gjallë shpresat për gara evropiane sezonin e ardhshëm, pasi që gjenden në pozitën e tetë me 55 pikë, një larg Tottenham që zë pozitën e shtatë, pozitën që dërgon në Ligën e Evropës.

Në anën tjetër, me humbjen e sotme, Chelsea lë të hapur garën për Top 4, ku pas 36 ndeshjeve kanë arkëtuar 64 pikë në pozitën e katërt, gjashtë sosh më shumë se West Ham në pozitën e pestë, e dy pikë më pak se Leicester në vendin e tretë.

Back to top button