Milani shkatërron Torinon

 

Nuk u vërejt mungesa e Ibrahimovic, pasi që “Rossonerët” kanë shënuar shtatë gola kundër Torinos.

Milani e ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e 36 të Serie A, ku sot e ka mposhtur si mysafir skuadrën e Torinos me rezultat të thellë 7:0.

Me një hat-trick të Ante Rebic në minutat 67’, 72’ dhe 79’, dy gola të Theo Hernandez në minutat 19’ dhe 62’, dhe me nga një gol të Kessie në minutën e 26’ dhe Brahim Diaz në minutën e 50’, skuadra e Milani siguroi tre pikë sot duke shkatërruar Torinon si mysafir.

Me fitoren e sotme, Milani gjendet në pozitën e tretë në tabelë me 75 pikë, aq sa ka edhe Atalanta në vend të dytë, kurse gjendet tre pikë larg Juventusit në vendin e pestë.

Në anën tjetër, skuadra e Mërgim Vojvodës e Samir Ujkanit Torino, gjendet në vendin e 16 me vetëm 35 pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe Spezia që po lufton për mbijetesë.

Back to top button