Arsenali mund ta transferojë me parametra zero yllin e Leicester

Arsenali është lidhur përsëri me një transferim të mesfushorit, Youri Tielemans, pasi që këtë verë vendosi që mos të bëjë ofertë për të.
“Topçinjtë” ishin në kërkim të një mesfushori këtë verë për t’i sjell freski skuadrës, dhe të jetë në rolin e zëvendësuesit të dyshes së mesfushës, Granit Xhaka dhe Thomas Partey, nëse këta të dy pësojnë ndonjë lëndim.
Por ofertat në orët e fundit të merkatos verore për Douglas Luiz të Aston Villas dhe Danilon e Palmeiras u refuzuan, dhe Arsenali mbeti pa transferuar ndonjë mesfushor.
Arsenali ishte lidhur gjatë tërë verës me një transferim të mundshëm të Tielemans, por vendosi që mos të bënte ofertë për mesfushorin belg.
Në vend të Tielemans, Arsenali bëri ofertë afro 27 milionë euro për Douglas Luiz, shumë kjo e cila raportohej të ishte e mjaftueshme për ta transferuar Tielemans nga Leicester.
“Daily Mail” raportoi në muajin prill se Leicester i kishte vendosur një çmim prej 30 milionë eurosh në Tielemans, kontrata aktuale e të cilit do të skadojë në verën e ardhshme.
Për shkak të situatës aktuale të kontratës së tij me Leicesterin, Arsenali mund ta transferojë Tielemans me parametra zero në merkaton e ardhshme verore.
Këtë javë u raportua nga “Juvedipendenza” që Arsenali pritet ta mposhtë Juventusin për nënshkrimin e Tielemans.

Back to top button