Arsenali ndalet nga Brightoni pas tri fitoreve

 
Skuadra e cila po vazhdon të befasojë në këtë edicion të Premier Ligës Brightoni e ka ndalur me barazim Arsenalin në xhiron e shtatë të këtij kampionati.
Sfida e zhvilluar në “Anex Stadium” përfundoi pa gola (0-0), duke bërë që Brightoni të vazhdojë të mbetet i renditur në pjesën e epërme të tabelës.
Ky barazim për Arsenalin vjen pas tri fitoreve radhazi pasi paraprakisht kishte pasur një nisje shumë të dobët të sezonit të ri garues 2021/22.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta pas shtatë ndeshjeve ka mbledhur 10 pikë dhe renditet në vendin e nëntë, kurse Brightoni është i pozicionuar në vendin e pesë me 14 pikë.

Back to top button