Arsenali ofron 80 milionë euro për yllin e Series A, agjenti nuk ua hap telefonin

Sipas ekspertit të transferimeve të ”Sky Sport Italia”, Gianluca Di Marzio, Arsenali është përpjekur të kontaktojë me sulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic, por agjenti i tij nuk i ka pranuar thirrjet e tyre.
Sulmuesi ka refuzuar zgjatjen e kontratës dhe marrëveshja e tij aktuale do të zgjasë deri në qershor të vitit 2023.
Ideja e “Viola” është që ta shesë atë jashtë vendit në janar ose në verë për 80 milionë euro.
Frika e tyre është se reprezentuesi serb tashmë ka arritur një marrëveshje me Juventusin dhe do të refuzojë të gjitha propozimet e tjera derisa të arrijë qëllimin e tij, e ngjashme me qasjen e ndërmarrë në vitet e fundit nga Federico Chiesa dhe Manuel Locatelli i Sassuolos.
Di Marzio, pretendon se Arsenali është i etur për të nënshkruar me Vlahovicin dhe do të përmbushë vlerën prej 80 milionë euro në janar.
Megjithatë, ndërsa ”Topçinjtë” janë në bisedime me Fiorentinën, ata nuk mund të bëjnë hapa përpara në këtë drejtim, sepse agjentët e Vlahovicit nuk janë të interesuar as për ta hapur telefonin për t’iu përgjigjur atyre.
Klubi londinez është i etur të prezantojë vizionin dhe projektin e tyre, por agjenti i tij po i zbeh ato.
Tottenhami mund të jetë një perspektivë më e dashur për lojtarin tani që Antonio Conte ka marrë drejtimin e kësaj skuadre, por Vlahovic e ka bërë të qartë pozicionin e tij ndaj Arsenalit.

Back to top button